Kulturë

Popullariteti i librave që s’mund të lexohen

Ishte viti 1878, pak pas zbulimit të fonografit, kur Thomas Edisonit i lindi një ide. I mbështetur mbi pajisjen e tij të re, ai po recitonte, shkruan sot Koha Ditore.

Teksa po e krijonte audioincizimin e parë ndonjëherë, Edison nisi të ëndërronte se si teknologjia një ditë do të mundësonte regjistrimin e një novele të tërë. 150 vjet më pas, atij do t’i kishte lënë përshtypje fakti se më shumë se 400.000 audio-libra janë në dispozicion tonin, për shkarkim.

Audio-librat ndodhen në një periudhë kulmore, teksa kompania “Deloitte” parasheh se tregu global do të shënojë rritje për 25 për qind më 2020, për të mbërritur në 3.5 miliardë dollarë. Krahasuar me shitjet e librave të shtypur, audio-librat janë ende foshnjë e botës së botimeve, ndonëse po rriten me hapa të shpejtë. Ka kaluar koha e kasetave dhe incizimeve të lexuara keq të veprave klasike.

Tani, audio-librat tërheqin më të mirët – mendojeni Elisabeth Mossin duke e lexuar “The Handmaid’s Take”, Meryl Streepin duke e lexuar “Charlotte’s Web” apo Michelle Obamën duke i lexuar të 19 orët e memoareve të saja, “Becoming”. Janë këto produksione jashtëzakonisht ambicioze që përdorin kasta të mëdha (audio-libri “Lincoln in the Bardo” i George Saundersit, fitues i çmimit “Booker” ka 166 narratorë). Disa autorë janë madje duke e shpërfillur shtypin, teksa fokusohen vetëm në përmbajtjen audio.

Për industrinë e botimeve, e cila nuk është se ka pasur lajme të mira gjatë dy dekadave të kaluara, lulëzimi i audio-librave konsiderohet lajm i mirë.

“Është moment i mirë”, thotë Fionnuala Barrett, drejtoreshë e redaktimeve në seksionin e audio-librave për “Harper Collins”.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)