Kulturë

Koncert i Inva Mulës dhe Olen Cesarit në Zarë, të ardhurat për të prekurit nga tërmeti

Soprano e famshme shqiptare Inva Mula, e shoqëruar nga violinisti Olen Cezari dhe pianisti Genc Tukiçi zhvilluan një koncert në Teatrin Kombëtar të Zarës.

Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Shqipëri.

Ambasada e Shqipërisë në Kroaci bën të ditur se, në këtë koncert merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Zarës, Branko Dukiq; ish-kryetari i Bashkisë Bozhidar Kalmeta, përfaqësues i shquar i komunitetit Arbnesh të këtij qyteti; ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda; drejtori i Agjencisë Kombëtare të Diasporës së Republikës të Shqipërisë, Dritan Delija, etj.

Koncerti u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Agjencia Kombëtare Diasporës e Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Pakicës Shqiptare të qytetit Zagrebit.

Këtë koncert e përshëndeti Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Riza Poda./atsh