Kulturë

Kosova zgjeron mundësitë për bashkëpunime kinematografike me Maqedoninë

Me qëllimin për shkëmbim eksperiencash e ndihmë në gjetjen e fondeve për bashkëprodhime potenciale, shoqata e producentëve të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me atë të Maqedonisë.

Dokumenti që përcakton mënyrën e bashkëpunimit është firmosur pikërisht në festivalin prestigjioz të filmit në Cannes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëpërmjet një komunikate për media, të dërguar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është dhënë lajmi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Shoqatës së Producentëve të Filmit të Maqedonisë dhe Shoqatës së Producentëve të Kosovës, që parashihet të shërbejë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen në fushën e industrisë së filmit.

“Ky partneritet afatgjatë ka për objektiv të përgjithshëm promovimin e industrisë së filmit dhe zhvillimin e kinematografisë së dy shteteve”, është shkruar në komunikatën, ku po ashtu theksohet se Maqedonia së fundmi është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAPF) dhe se do të ndihmojë Kosovën në rrugën për anëtarësim në FIAPF. Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesi i “MZFP”m, Dimitar Nikolov dhe përfaqësuesi i Shoqatës së producentëve të Kosovës, Fatmir Spahiu.

Spahiu i ka thënë gazetës se Shoqata e producentëve e Maqedonisë e ka një eksperiencë shumë më të madhe në krahasim me shoqatën kosovare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.