Kulturë

Gruda tregon se si u vra Federico García Lorca

Mbahet të jetë ndër poetët më të shquar spanjollë, i të gjithë historisë së letërsisë hispanike dhe botërore.

Federico García Lorca kishte pasur një fund tragjik gjatë Luftës Civile të Spanjës, kur edhe ishte vrarë, më 19 gusht 1936.

Historia e vdekjes së tij merr ngjyra edhe më të trishta nga vetë karakteri shumë i ndjeshëm që kishte ky poet.

Historinë e dhimbshme të vdekjes së García Lorcas, e ka rrëfyer me shumë emocione, njohësi i mirë i kulturë hispanike, Zejnullah Gruda.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, ai ka marrë si shkas dramën e Lorcas, “Dasmat e përgjakshme”, për të folur për jetën tragjike të poetit të madh spanjoll.