Kulturë

A është Kosova histori kolonializmi?

Pothuajse e tërë historia e Kosovës gjatë shekullit të XX, është zhvilluar nën shenjën e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo pasi që në fund të Luftës së Parë Botërore dhe pastaj në fund të Luftës së Dytë Botërore, Kosova u pushtua nga Serbia për tu përfshirë fillimisht në Jugosllavinë monarkiste pastaj në Jugosllavinë komuniste.

Por çfarë historie është ajo e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe e viteve të gjata që kjo krahinë shqiptare ishte pjesë e të dyja Jugosllavive.

Sipas profesorit të sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Berisha, historia e Kosovës në Jugosllavi duhet konceptuar si një histori kolonializmi.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për kolonizimin dhe spastrimin etnik të Kosovës nga Serbia, ai ka thënë se historia e Kosovës gjatë periudhës së Jugosllavisë, duhet konceptuar si një histori kolonializmi, pasi që siç ka thënë ai, Kosova i është nënshtruar shumicës së metodave kolopniale nga Serbia, duke përfshirë kolonizimin, eksploatimin ekonomik, pabarazinë etnike, superioritetin etnik, segregacionin dhe aparteidin.