Kulturë

Vdes Hysen Podrimçaku, balerini i gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur balerini i gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës, Hysen Podrimçaku.

Sipas njoftimit nga Baleti Kombëtar i Kosovës, varrimi do të mbahet nesër më 24.12.2019 në ora 15:00 në fshatin Novosellë të Pejës.

“Baleti Kombëtar i Kosovës e çmon lartë angazhimin dhe kontributin e tij dhënë përgjatë viteve 1972-2019”, thuhet në njoftim.