Kulturë

Muzeu i paqes për dy vjet mbetet vetëm si planifikim buxhetor

Për dy vjet radhazi Qeveria në dorëheqje ka ndarë buxhet për një projekt që kurrë nuk është trajtuar seriozisht. Për vitin 2018 ishin parashikuar 50 mijë euro e për këtë vit 20 mijë. Bëhet fjalë për atë që në planifikimet buxhetore është emërtuar si muzeu i paqes.

Por krahas këtij projekti, Qeveria që kishte marrë detyrën në shtator të vitit 2017 kishte trashëguar projekte të tjera që për vite kanë ngelur në sirtar. Më pas ishin shtuar edhe propozime për muze të tjerë. Asnjë prej tyre nuk ka nisur të realizohet. Madje as proceduralisht.

Me ardhjen në krye të ministrit në detyrë të Kulturës, Kujtim Gashi, projekteve kapitale në këtë fushë, pos një muzeu të artit bashkëkohor, për të cilin ndahet buxhet tash 12 vjet, u ishte shtuar edhe muzeu i paqes.

MKRS-ja nuk ka ditur ta shpjegojë asnjëherë se çfarë do të ishte një muze i paqes. Ai derivonte nga planifikimet e PDK-së për kulturën në fushatën elektorale të vitit 2017. As vetë kabineti i ministrit në detyrë, Kujtim Gashi, që i takon kësaj partie, nuk e ka shpjeguar kurrë idenë për këtë muze.

“E kemi pasur në program të partisë. Me thanë të drejtën një projekt i tillë si muzeu i paqes më shumë i shkon për shtat LDK-së sesa PDK-së”, i kishte thënë gaztës një nga anëtarët e kabinetit të ministrit në detyrë të Kulturës, Kujtim Gashi. Gashi të dielën ka pasur një përgjigje të shkurtër kur është pyetur se përse nuk është bërë asnjë hap konkret për këtë projekt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)