Kulturë

Edith Durhami – përkrahëse e kauzës shqiptare

Nga plejada e atyre personaliteteve që vizituan shqiptarët dhe Shqipërinë nuk ka dilemë se vend nderi zë anglezja, zonja Edith Durham (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe një antropologe e njohur në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.

Edith Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj, Arthur Eduard Durham, ishte kirurg i njohur në Londër. Edukimin e mori në mënyrë private dhe nga mosha e re shfaqi talent në art, duke ia bërë të mundur pjesëmarrjen në Akademinë Mbretërore të Arteve.

Por jeta e saj kishte sfida të mëdha, sepse pas vdekjes së babait asaj iu desh të kujdesej vite me radhë për nënën e sëmurë. E këshilluar nga mjekët në moshën 37-vjeçare, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar e relaksuar.

Nga Triesta me një anije të Llojdit austriak gjatë Adriatikut udhëtoi për në Kotor, duke u sistemuar përfundimisht në Cetinë të Malit të Zi, në gusht të vitit 1900. Ishte pikërisht ky udhëtim, shkruan më vonë Durham, “kur zura për herë të parë një fill të lëmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thellë do të ngatërrohesha më vonë dhe, aq më pak, se si ky lëmsh do të mplekste më në fund të gjithë botën”.

Në numrin e sotëm të Kohës Ditore mund ta lexoni të plotë artikullin që flet për vizitën e saj të parë në Shqipëri; për përkushtimin për çështjen shqiptare; për profilin e saj si intelektuale e guximshme; dekoratën nga Mbreti i Shqiptarëve; për botime kushtuar Durhamit si dhe për shtatoren që mungon në Shkodër.

Image
Edith Durham (1863-1944)