Kulturë

Jessica Chastain si pushtetare e Washingtonit në “Miss Sloane”

Për Jessicka Chastainin ekziston një lloj tipari në rolet e saj më të mira: personazhet që ajo portretizon janë obsesive. Në “Zero Dark Thirty” ajo luan operatoren femër prapa lokalizimit të Osama bin Ladenit.

Ato kualitete obsesive gjenden edhe në filmin “Crimson Peak” në rolin e Lucille Sharpes, si dhe në rolin e Anna Morales në tipin e Lady Macbedh në “A Mos Violent Year”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por Elizabeth Sloane, lobistja e fortë të cilën ajo e luan, është ndoshta një prej personazheve më obsesive që ajo ka luajtur deri më tani.

Regjisori John Madden e nis filmin me pamje të kthjellët të Sloanes, e cila i drejtohet kamerës. “Lobimi ka të bëjë me largpamësinë”, thotë ajo. “Pranimin e lëvizjeve të kundërshtarit tënd dhe hartimin e kundërmasave. Jam e punësuar që të fitoj”.

Prej paraqitjes së parë të Sloane, skenaristi Jonathan Perera e paraqet Sloanen si luftëtare me fokus të mprehtë në çmimin e saj. Ajo që mësojmë më pas, vjen si pasqyrë e shpejtë ku Sloane mbron veten në seanca dëgjimi në senat.

Sekuencat e para na përkujtojnë dëgjimin e Benghazit të Hillary Clinton, me Solanen e cila shërben në komitetin e udhëhequr nga demokrati (John Lithgow). Prezantimi destabilizues sjell shumë narrative që rinumërojnë rrethanat që Sloane i ka planifikuar në këtë skenar. Muaj para se të mblidhej senati, Sloane fiton reputacion si një prej luftëtareve më të fuqishme në prapaskenat në Washington.

Chastain e sjell personazhin e saj si një grua e cila shijon kërcënimin që ajo paraqet ndaj kundërshtarëve të saj. Sloane mund të mos jetë duke e drejtuar firmën e vjetër të lobimit ku kishte punuar (firmë kjo në krye me George Dupont, të portretizuar nga Sam Waterston), por ajo ndjek ritmet e saj sikur të ishte pronare.

Kur kreu një lobim të fuqishëm të armëve e thërret atë që ta ndihmojë t’i bindë gratë që të kundërshtojnë faturën që do të imponojë rregulla të reja në shitjen e armëve të zjarrit, Sloane e largon atë nga zyra duke qeshur me të... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.