Kulturë

Muzika, mënyra më e mirë për ta shprehur veten

Descriptive Text

Impulsi i saj kryesor për të zgjedhur pianon ishte udhëhequr nga dëshira e hershme për ta shoqëruar në interpretim motrën e saj - një violiniste e talentuar.

Rrugëtimi i saj muzikor zë fill në një qytet të vogël zviceran, kapërcen oqeanin deri në Amerikë - ku ka përfunduar studimet - dhe aktualisht është ndaluar në Austri, shkruan sot “Koha Ditore”. Ariane Haering qysh herët qe përcaktuar se nuk do të futej në botën e muzikës për t’iu bërë konkurrencë të tjerëve.

Siç thotë ajo, e gjitha karriera e saj mbështetet në bashkëpunimet që bën me muzikantët e tjerë. Pianistja kosovare me nam ndërkombëtar, Ardita Statovci, është një prej tyre. Me të kanë themeluar duon “ARIADITA”, që së fundi u ndal edhe në kryeqytet. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Haering (40) flet për pasionin e madh që ka për muzikën tek përmend kryengjarjet e karrierës së saj dhe jep mesazh për lirinë e lëvizjes.

Pianoja përtej pasionit

Haering, e lindur në Zvicër, ka nisur të marrë mësime për piano qysh në moshën gjashtëvjeçare në qytetin e saj të lindjes, La Chaux-de-Fonds. Aty ka diplomuar në moshën 16-vjeçare në Konservatorizmin e Muzikës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.