Kulturë

Veprimtaria përkthimore e Ymer Jakës dhe mendimi shqiptar

Profesor Ymer Jaka gjatë jetës së vet krijuese, kulturës letrare shqiptare, kulturës së të menduarit politik shqiptar dhe kulturës së të menduarit filozofik shqiptar ia la një trashëgimi të paçmuar.

Ai do t’i përkthejë nga gjuha frënge në gjuhën shqipe romanin “Bardha e Temalit” të Pashko Vasës, si dhe nga gjuha frënge në gjuhën shqipe një nga veprat më të mira të letërsisë së përbotshme të shekullit XX, veprën “Prerësi i parave të rreme” të Andre Zhidit; do ta përkthejë veprën monumentale në historinë e filozofisë moderne perëndimore “Përsiatje metafizike” të Rëne Dekartit, si dhe veprat e njërit prej inauguruesve të iluminizmit evropian: veprën “Letra filozofike”, si dhe “Filozofi i padijshëm” të Volterit; do ta përkthejë veprën e njërit prej autorëve më të rëndësishëm në kuadër të njërit prej drejtimeve filozofike më të rëndësishme në historisë e filozofisë moderne, siç është ekzistencializmi: veprën “Ekzistencializmi është humanizëm” të Zhan Pol Sartrit; do ta përkthejë një nga veprat më të rëndësishme në historinë e mendimit politik botërore në përgjithësi, dhe njërën nga veprat më të rëndësishme në historinë e mendimit për demokracinë republikane, në veçanti: veprën e Aleksis dë Tokëvilit, “Mbi Demokracinë në Amerikë”. Dhe, krejt në fund, prof. Ymer Jaka mendimit shqiptar do t’ia bëjë të pranishme domosdonë e nevojës së hapjes së tij përballë botës të dhënë si totalitete, të pandara, të dhënë universalisht, përmes përkthimit të veprës “Evropa dhe Islami”, të Hisham Xhaitit.

Çfarë është ajo që krijon kontigjencë në veprimtarinë përkthimore të prof. Ymer Jakës në kontekstin e një shumësie të tillë fushash të ndryshme njohjesh? (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Image