Kulturë

Në Katedralen Shën Tereza bëhet rivarrimi i Pjetër Bogdanit

Kisha Katolike në Kosovë – Dioqeza Prizren-Prishtinë, përmes një njoftimi për media bën me dije se nesër (06.12) për të shënuar 330-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, organizohet rivarrimi i tij simbolik në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

“Për këtë ditë, që përkon me ditëvdekjen e tij (1689), është përgatitur një program i ngjeshur në tri pika: konferencë shkencore, mesha e shenjtë dhe rivarrimi simbolik”, thuhet në njoftim.

Të gjitha këto do të ndodhin në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ndërsa është bërë me dije edhe programi i plotë i këtij aktiviteti:

PROGRAMI

Ora 16:00: Konferencë Shkencore

Qendra “BogdaniPolis”, Prishtinë

Filologji

Anila OMARI, Relacioni i vizitës apostolike të Bogdanit (1658) dhe mbishkrimi i Kishës së Shirgjit

Anton BERISHAJ, Poetika e Bogdanit

Evalda PACI, Dimensioni i shkrimtarit dhe i lëvruesit të gjuhës në personalitetin e Pjetër Bogdanit

Kujtim SHALA, Cuneus Prophetarum: Shkalla IV (poezia si ancillae doctrinae)

Aljula JUBANI, Pjetër Bogdani: kleriku “që kish për të kiane” martir për fè e atdhè

Teologji

Don Robert KOLA, Hermenuetika e Shkrimit të Shenjtë në “Cuneus Prophetarum”

Don Shtjefën DODES, Kristologjia në veprën “Çeta e Profetëve”

Histori

Don Lush GJERGJI, Gjendja fetare në Kosovë në kohën e Imzot Pjetër Bogdanit

Gjon BERISHA, Elementi shqiptar në kryengritjet antiosmane të kohës së Bogdanit

Mirie RUSHANI, Aktiviteti politik dhe diplomatik i Pjetër Boganit

Ora 18:00: Mesha e shenjtë

Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00 , e kryeson Sh. T. Imzot Dodë Gjergji

Ora 19:00: Akademia solemne për Bogdanin dhe Rivorrimi simbolik

Qendra “BogdaniPolis” - Kripta nën Katedrale

Program i përbërë prej fjalimeve, teksteve, këngëve dhe ritit

Ora 19: 30: Koktej në Agorà