Kulturë

Atelieja “Dhé” rikthen traditën e zejeve me dizajne bashkëkohore

Çdo detaj në këto vepra, është punuar me shumë kujdes.

Janë kombinuar teknika, materiale dhe forma të ndryshme.

Veprat e vendosura në atelienë “DHE”, të hapur së fundi në kryeqytet, ndërthurin punimet punëdore me dizajnet e reja.

Përgjatë katër muajve, Granita Grezda-Lila ka punuar ngushtë me profesionistë të zejeve.

Secila nga këto kartolina nderon njërën nga heroinat shqiptare, raporton “Express” i KTV-së.

Imazheve të heroinave u janë shtuar edhe detaje të veçanta.

Artistja Granita Grezda-Lila e ka bërë një kombinim edhe mes çantave e pjatave të punuara me argjilë.

Në çdo punim, ajo është inspiruar nga motivet tradicionale.

Përmes punës me endje, dru e argjilë, ka krijuar edhe këto dekore për mure.

Çantave të punuara me lëkurë, artistja ua ka shtuar edhe pikturimin.

Qëllimi i krijimit të kësaj hapësire është që zejtaria e Kosovës të gjejë forma alternative të futjes në treg.