Të rinjtë nga Mitrovica me ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës

03 December 2019 22:37

Me ngjyrën e gjelbër është veshur pjesa më e madhe e katit të dytë në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Një grup i të rinjve nga Mitrovica, janë bërë pjesë e projektit “Hope Box” që ka shtrirje në rreth 36 vende të botës.

Përmes punimeve, ata kanë trajtuar problemet ekologjike.

Themeluesja e projektit “Hope Box” me bazë në Amsterdam, që nga viti 2001 ka zhvilluar aktivitete të shumta në Kosovë, raporton “Express” i KTV-së.

“Për disa muaj kemi punuar shumë në Mitrovicë, po ashtu edhe përgjatë viteve kemi pasur javë intensive me ekipin tonë atje. Ata po prezantojnë punime për nënën natyrë këtu, në galeri, dhe një film që ka të bëjë me natyrën. Të gjithë janë të shqetësuar për natyrën dhe kemi nevojë që të rinjtë të ndërmarrin hapa të rëndësishëm për të ardhmen. Është një temë e rëndësishme dhe mendoj që këta hapa mund të ndihmojnë në të ardhmen”.

Këto skica për grafite janë punuar shumë vite më parë nga Taulant Çerkini.

Artisti përmes këtij projekti, thotë se ka arritur të mësojë nga perspektiva e artistëve botërorë.

“Koha po mbaron” është mesazhi i të rinjve nga Mitrovica, të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre për natyrën.

Përmes vizatimeve në mur, ata kanë alarmuar për mbrojtjen e tokës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të mërkurën në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme