Drejtori i Institutit që merret me krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri kërkon azil në Evropë

Drejtori i Institutit që merret me krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri kërkon azil në Evropë

03 December 2019 13:49

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa është larguar nga Shqipëria duke kërkuar azil politik në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, avokati i tij, Kujtim Cakrani.

“Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij! Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”, shkruan Cakrani, përcjell BW.

Mësohet se Tufa i ka paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Shkak për largimin e tij jashtë vendit dhe kërkesën për strehim janë bërë kërcënimet që ka marrë dhe pasiguria për jetën e tij dhe të familjes se tij në vendin tonë. Kujtojmë se prej disa kohësh Tufa kishte marrë disa kërcënime përmes mesazheve që i dërgonin edhe në rrjetet sociale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme