Prishtina nuk do të bëhet me muzeun “Ibrahim Kodra” Foto: Koha

Prishtina nuk do të bëhet me muzeun “Ibrahim Kodra”

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 02 December 2019 08:59

Prishtina nuk do të bëhet me muzeun “Ibrahim Kodra”. Të paktën, jo sipas një marrëveshjeje që ishte lidhur midis Komunës dhe fondacionit “Ibrahim Kodra”.

Memorandumi i bashkëpunimit i lidhur midis këtyre të dyjave në qershor të vitit të kaluar ka rënë në ujë. Bashkëpunimin e ka shkëputur Komuna, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë e ka bërë në tetor të këtij viti, gati një vit më vonë nga koha kur ishte paraparë që kryeqyteti ta ketë muzeun me veprat e maestros me nam botëror. E bashkë me shkëputjen e memorandumit të bashkëpunimit ka marrë fund edhe projekti që ish-biblioteka e qytetit “Hivzi Sulejmani” të shndërrohet në muze. Edhe pa shkëputjen e memorandumit nuk është bërë ndonjë hap domethënës në realizimin e projektit.

Në pyetjen e gazetës nëse me hapin e shkëputjes së memorandumit merr fund edhe projekti për muzeun, Komuna e Prishtinës ka thënë se të gjitha veprat janë në pronësi të fondacionit “Ibrahim Kodra”. Sipas përgjigjeve të Zyrës për informim të Komunës, ky institucion është duke diskutuar disa opsione e projekte të tjera të cilat mund të zbatohen në ish-ndërtesën e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme