Kulturë

Edukimi - sfida kryesore e njerëzimit

Foto: Alban Bujari / KD

Agron S. Dida, edukator konstruktivist dhe inxhinier, adhurues i shkencave dhe arteve. Besimtar i së vërtetës, dashurisë, empatisë, humanizmit dhe drejtësisë, por nuk i beson asgjëje tjetër që nuk i kalon kriteret e metodës shkencore.

Idealist, që vazhdimisht përpiqet të mos dalë naiv. I pasionuar me veprat dhe virtytet e Leonardo da Vincit, Galileos, Einsteinit, Sokratit, Publilius Syrusit, Al-Haythamit, Omar Khayyamit, Volterit, Mozartit, Bachut, Shakespeareit, Nolit, Kadaresë... Ambientalist. Mandolinist. Aktualisht, me bashkëshorten Kimeten, punon si kurator dhe mirëmbajtës vullnetar i portalit për edukim në fushën e shkencave, teknologjisë, inxhinierisë, arteve dhe matematikës, www.zgjoi.com.

Kthesa më e rëndësishme në evolucionin e njeriut duhet të ketë qenë momenti kur Homo Sapiensi e ka kuptuar rëndësinë e edukimit. Edukimi i ka ndihmuar jo vetëm të mbijetojë, por edhe të shtrijë ndikimin e vet në të mirë të species së vet, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesa e kodit të gjenit tonë si njerëz, ku është vendosur kërkesa imanente, e fuqishme dhe ekzistenciale për edukim, është pjesa më e çmuar e ADN-së sonë. Kjo pjesë e kodit të krijuar gjatë procesit evolutiv darwinian na bën njerëz (humanë) në kuptimin e plotë të fjalës.

Superioriteti i qenies njerëzore, që sot sundon në këtë planet të bukur, sjell prapa vetes përgjegjësinë për të gjitha speciet e tjera, përgjegjësinë për t’i mbrojtur dhe kultivuar ekosistemet e jetës për të gjitha qeniet e gjalla të këtij planeti. Specia njerëzore i ka mësuar ligjet e natyrës në një nivel shumë të lartë dhe sot i përdor mjetet teknologjike aq të fuqishme, saqë është në gjendje të shkatërrojë tërësisht jetën në planet, nëse këto mjete i përdor gabimisht. Ky superioritet njerëzor u dëshmua se mund të bëhet shkatërrues gjatë luftërave botërore të shekullit XX.

Sfida më e rëndësishme e njeriut dhe e shoqërisë njerëzore edhe sot mbetet edukimi. Shoqëritë njerëzore, që kanë ndërtuar kombe e shtete me qëndrueshmëri, stabilitet dhe shkallë të lartë të drejtësisë, barazisë dhe harmonisë në mes të qytetarëve, janë pa dyshim kampionë në sferën e edukimit. Eksperiencat e tyre janë burim frymëzimi edhe për ato kombe e shtete që kanë mbetur prapa në edukim.

Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimeve, në vetëm 2-3 dekadat e fundit, kanë bërë një revolucion të vërtetë në sferën e edukimit. Ato e kanë eliminuar barrierën fizike – distancën që deri dje e kemi pasur për t’u qasur në informacione. Zbulimi i madh i Gutembergut për të përhapur dituritë, duke shumëzuar librat dhe duke i shpërndarë anembanë botës, tash është avancuar me libra digjitalë që përhapen me shpejtësi të dritës nëpër rrjetet e internetit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)