Kompozitori prishtinas u dedikon instrumental viktimave në Shqipëri

Kompozitori prishtinas u dedikon instrumental viktimave në Shqipëri

28 November 2019 13:10

Kompozitori nga Prishtina, Blond Krasniqi 24 vjeçar, i ka dedikuar një instrumental rrëqethës viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Krasniqi ka theksuar për Koha.net se përmes kësaj melodie, ka transmetuar të gjithë dhimbjen shpirtërore që ka ndjerë për fatkeqësinë natyrore me të cilën është duke u përball shteti shqiptar që nga e marta.

Krasniqi është kompozitor i ri, veprat e të cilit kanë qenë pjesë e shumë festivaleve e koncerteve.

Në vitin 2018, ai është shpërblyer me çmimin vjetor të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), për kategorinë e veprave solistike dhe duo për vitin 2017.

“Shqiperi toka fort si djep te përkundi, por dashurinë tonë ndaj jush dot nuk e lëkundi” Një melodi nga unë, nga dhembja e madhe per tragjedinë ne Shqipëri", ka shkruar ai në facebook.

Klikoni videon për të dëgjuar instrumentalin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme