Kulturë

Artisja Havolli hap ekspozitën e parë personale

Në mënyrë të veçantë e duke i shmangur fjalimet formale, e ka hapur ekspozitën e parë personale.

Lumjetë Havolli, në xham ka gdhendur një embrion.

“A jam unë kjo apo e bëj vetëm për ty”, është pyetja kryesore rreth së cilës shtjellohet koncepti i këtij punimi dhe i gjithë ekspozitës.

Në këto piktura është i theksuar konstrukti i lules. Nëpërmjet reflektimeve, kësaj vepre i ka dhënë edhe kuptime tjera, raporton “Express” i KTV-së.

Instinktet bazike janë hedhur në këto punime të saj. Artistja, brenda tyre, e ka përkufizuar në forma të ndryshme dashurinë, frikën dhe dhimbjen.

Idetë e saj ndër vite ka vendosur t’i ngrijë në epruveta.

Ky instilacion është titulluar “Ruaje për më vonë”, dhe mbi të mund të krijohen dhe vepra të tjera artistike.

Ekspozita si e tillë sjell anën e perceptimit të artistes Havolli.

Ekspozita e Lumjetë Havollit do të qëndrojë e hapur deri më 2 dhjetor, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.