Kulturë

Një “antologji“ pa kritere e poezisë arabe dhe persiane

Descriptive Text

Ka gati 50 vjet qëkur u themelua Dega e Orientalistikës në Prishtinë, e cila ishte ndër degët e para në Fakultetin Filozofik të Universitetit të posathemeluar në Prishtinë. Orientalistika ka një traditë e punë akademike në studimin e prezantimin e letërsive orientale. Kështu, pas përkthimeve të deriatëhershme prej gjuhëve të tjera (serbokroatishtja, anglishtja, frëngjishtja, rusishtja etj.),filloi një hov me studime e përkthime të letërsive orientale me Hasan Kaleshin, Feti Mehdiun, Ismail Ahmetin e të tjerë, që vunë baza solide për një gjeneratë të re (Abdulla Hamiti, Isa Memishi etj.).

Në këtë bazë u përfshin studime dhe antologji të poezisë e të prozës me kritere që u bënë themele për vepra të tjera që prezantonin poezi e prozë të vendeve të ndryshme (Kuvajt, Siri, Egjipt etj.), shkruan sot Koha Ditore.

Dega e Orientalistikës me themelimin e saj më 1973 vuri themele të orientalistikës shqiptare, që u shpreh haptas si e tillë pas çlirimit të Kosovës më 1999. Kësisoj, Prishtina mbeti qendër e orientalistikës shqiptare, respektivisht e arabistikës, pasi që në Tiranë nuk u themelua një degë e tillë, ku botoheshin edhe vepra të tri gjeneratave, që arrin gati në 50 vepra të fushave të ndryshme.

Në bazë të kësaj pune kolektive, gati gjysmëshekullore, na befason tani “Antologji e poezisë arabe dhe persiane” (Maram al-Masri, Jala ad-Din Muhammad Rumi dhe të tjerë”, që doli në Tiranë në përgatitje të Maksim Rakipajit (Uegen, 2017).

Duke parë vetëm kopertinën paraqiten ca pyetje: si mund të bëhet një antologji për poezi arabe-persiane duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me traditë 1500-vjeçare? Kush është ajo Maram al-Masri, që bëhet simbol i poezisë arabe karshi Xhelaludin Rumiut? Sa përputhet kopertina me përmbajtjen e “antologjisë”, sepse brenda na del edhe “poezi afrikane”. /Muhamed Mufaku

Image