Bienalja e Akuarelit për herë të dytë në Prishtinë, vepra të 70 artistëve u ekspozuan në Muzeun e Kosovës

19 November 2019 22:32

Mjeshtrit e pikturës në akuarel kanë realizuar vepra në teknikën më delikate të arteve pamore, për t’i ekspozuar në Prishtinë.

Piktorët Fori Kllogjeri dhe Ergys Demo, kanë udhëtuar nga Shqipëria, për t’i demonstruar para publikut në kryeqytet aftësitë e tyre në fushën e akuarelit.

Pikturat e realizuara brenda pak minutash nga Kllogjeri dhe Demo u ekspozuan përkrah 380 punimeve të tjera, të realizuara nga 70 artistë të vendeve të ndryshme.

Ekspozita e edicionit të dytë të Bienales së Akuarelit, u hap të hënën mbrëma në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Organizatori Besnik Xhemajli, thotë se mbajtja e kësaj ekspozite ndërkombëtare të akuarelit, është stimulim për artistët që duan t’i bashkohen bienales viteve të ardhshme, raporton “Express” i KTV-së.

Piktori Naim Spahiu, e sheh si të rëndësishëm organizimin e një ngjarjeje të tillë në Prishtinë.

Punimet e edicionit të dytë të Bienales së akuarelit, do të qëndrojnë të ekspozuara për vetëm për pesë ditë në Muzeun Kombëtar. Ndërkohë, njëzet prej tyre do të përzgjidhen për t’u ekspozuar në një ekspozitë kolektive në Selanik të Greqisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme