Kulturë

Eurisa Rukovci publikon episodin e parë për super-heroinën kosovare “Hyjnesha”

Eurisa Rukovci nuk është as shkrimtare e as ilustratore, por i ka mjaftuar motivi për ta realizuar një ëndërr të kamotshme.

Ajo është autore e narracionit dhe ilustrimeve të stripit feminist “Hyjnesha”.

Nëpërmjet ngjarjes së shtrirë në bllokun e saj, Eurisa ka sjell historinë e një vajze-superheroine që e lufton në Kosovë pabarazinë gjinore.

Reagimet dhe pritja e mirë që iu bë episodit të parë të stripit, e ka bindur Eurisën që ta vazhdojë punën edhe për episode të tjera.

Personazh i rregullt i stripit do të jetë edhe shpirti i Hyjneshës, personazhi mbinatyror që i jep kurajë dhe inspirim krye-personazhit së stripit.

Stripi feminist "Hyjnesha" do të vazhdojë të publikohet me episode.