Muzika elektronike vjen në të gjitha format dhe madhësitë – prej ritmeve të ambientit të dizajnuar për qejf deri te ato që dëgjohen në një pasdite fundjave, kur mendjen e keni vetëm te çlodhja, por vjen edhe me tinguj të fuqishëm e të shpejtë teknoje. Por muzika klasike rrallëherë përmendet në këtë botë me dinamikë të rrufeshme me preferenca të ndryshme.
Dhe kjo mund të thuhet edhe më pak kur vjen puna te gjigantët e kahershëm, si Johann Sebastian Bach, i cili i shkruante kryeveprat e tij baroke para tre shekujsh.
Prapëseprapë, saktësia matematike me të cilën Bachu kompozonte veprat e tij, e mundëson që muzika e tij të shtrohet edhe në frymën moderne muzikore – ta zëmë të përshtatet për muzikë vallëzimi nëpërmjet programeve të ndryshme kompjuterike që mundësojnë transformime të tilla të mëdha.
Me potencial të tillë për një “Bach teknoje”, dikujt me siguri se do t’i shkonte mendja herët a vonë për ta shtruar muzikën e tij në frymën elektronike të këtij shekulli. Dhe ai është pikërisht producenti gjerman i muzikës, DJ Marc Romboy... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
17 nëntor 2019 21:18
-
Shpërndaje në: