“Midway” – film lufte me qeniet e munguara njerëzore

“Midway” – film lufte me qeniet e munguara njerëzore

Michael O’Sullivan 17 November 2019 18:17

Në një aspekt apo tjetrin, “Midway” mund të jetë njëri prej filmave më realistë të luftës që keni parë ndonjëherë, pasi që vetë të angazhuarit në produksionin e këtij filmi aksion nga Lufta e Dytë Botërore – historianët e flotës detare – këmbëngulën që i tillë të ishte.

Por kjo nuk do të thotë se është po aq realist sa “Saving Private Ryan”. Në këtë rrëfim të koreografuar ama historikisht të saktë për betejën e 1942-s në Midway – betejë kjo boshtore e marinës që qe përshpejtuar shkaku i sulmit të Japonisë, vetëm gjashtë muaj më parë, në Pearl Harbor – shkalla e dhunës është në kulm. Ama aksioni, sidomos skenat e luftimeve ajrore, është mbresëlënës për nga pasqyrimi i ngjarjeve. Për më tepër, japonezët, që qartazi ishin armiq, shpërfaqen me korrektësi si për nga trimëria e tyre ashtu edhe për nga ashpërsia.

Regjisori Roland Emmerich e shtron rrëfimin me besnikëri të admirueshme ndaj të dhënave të inteligjencës dhe strategjisë ushtarake, duke e hapur filmin me përqendrimin te oficeri i Inteligjencës detare, Edwin Layton (Patrick Wilson). Laytoni argumenton se caku i ardhshëm sekret i japonezëve, pas Pearl Harborit dhe Detit Koral, nuk do të ishte Paqësori Jugor, por një atol i vogël, dikur i parëndësishëm në Paqësorin Verior, pothuajse diku në mes të rrugës midis Azisë dhe brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komunikimet e përgjuara të japonezëve, në të cilat përmendet referenca për një cak të panjohur me emrin e koduar “AF”, u konfirmua se i referohej Midwayit, pasi që një kriptoanalist i marinës dërgoi një mesazh të rremë për prishjen e shtegut të furnizimit me ujë të pijshëm në Midway, dhe kësisoj japonezët ranë në këtë kurth dhe i zbardhën planet e tyre... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme