Zdrukthëtari i veglave muzikore e i dhuratave unike

Zdrukthëtari i veglave muzikore e i dhuratave unike

Artan Krasniqi Artan Krasniqi 17 November 2019 12:21

Kureshtja për mënyrën se si gjyshi i tij e përpunonte drurin do të kthehej në profesion për Arsim Kamerin. Tash zanatli i pjekur, ai i jep forma të jashtëzakonshme drurit, për ta kthyer herë në vegla muzikore e herë në dekorime që i japin kuptim dhuratës.

Në fshatin Kçiq i Madh, në afërsi të Mitrovicës, ku është i lindur, ai ka krijuar edhe vendin ku bën artin e tij.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, pesëdhjetenjëvjeçari kthehet te kujtimet për gjyshin, traditën e zanatit e për mënyrën se si ai punon sot. Punën e do shumë, e shpresat për të ardhmen i ka të mëdha.

Tradita e tre brezave

Natyrshëm, rrëfimin për veten Arsim Kameri e nis në fillet e zanatit. E kujton gjyshin e tij.

“Isha fëmijë dhe e shikoja gjithmonë se si punonte gjyshi. Nga atëherë më ka hyrë në qejf kjo punë”, thotë Kameri, me nostalgji.

Mendja ia merrte edhe atëherë se mund të bënte diçka në këtë punë.

“Pata fillu të bëj disa gjëra të vogla. Dhe prej atëherë e kam vazhdu”, thotë ai.

Për t’u kthyer te gjyshi i tij, ai tregon disa nga punët më të shpeshta që i bënte ai.

“Më kujtohet shumë mirë se si i bënte shkamat me tri këmbë për t’u ulë”, thotë Kameri, teksa shton se shumë shpesh gjyshi i tij bënte edhe “nalle”, një lloj i sandaleve prej druri të cilave u vihej sipër një rrip gome.

“Bënte shumë edhe qerre të drurit, e shumë gjëra të tjera për të cilat njerëzit kanë pasë nevojë në atë kohë”, thotë ai... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme