Kulturë

Portrete personalitetesh në mozaikë prej druri

Descriptive Text

Kombinimi i të qenit zdrukthëtar me zellin për art del të jetë ideal për Nagip Tashin. Realizimi i portreteve të figurave të njohura të artit e politikës në mozaik prej druri janë mjeshtëria e tij.

Përvjetorët e rëndësishëm që kujtohen nëpërmjet personaliteteve që shënuan një ngjarje, rrallë kalojnë pa u bërë pjesë e tyre edhe në ndonjë vepër të tij. Por Nagip Tashi i lindur të Tërrnoc të Madh të Bujanocit në vitin 1971 nuk e kishte të lehtë rrugën deri te arti. Vullneti i tij nuk dilte në pah për shkak të rrethanave shoqërore.

Animacionet që zgjonin imagjinatën

Tashi rrëfen se shkëndijat e para të artit i kishte reflektuar qysh në fëmijëri. Thotë se ndonjë shenjë se do të merrej me art nuk e kishte dhënë para se të nis të ecë apo të flasë, pasi nuk ka lindur gjeni e as nuk ka trashëguar ndonjë gjen artisti. Këtë duket sikur e thotë me ironi. Në vitet ’70 kur ishte nxënës i shkollës fillore zelli i tij për t’u marrë me art kishte nisur të shpërthente edhe më. Filmat vizatimorë e kishin bërë të veten. Kalonte shumë kohë para ekranit. Kur flet për atë kohë, kujton disa hollësi. Edhe atë se ishte koha e televizorëve bardhezi, shkruan Koha Ditore.

“Shpeshherë jam munduar që t’i kopjoj personazhet kryesore të filmave edhe pse për kohën që flas animacionet bëheshin pa ngjyra, pra ishin bardhezi”, thotë ai. Por imagjinata e tij personazhet i bënte me ngjyra. Ky fakt e kishte nxitur fort të hamendësonte për ngjyrat e lojën me to. Kjo del të ketë ndikuar shumë te artisti. Rrethanat politike e shoqërore në vitet ’80 të shekullit të kaluar ishin goxha të trazuara në Jugosllavi. Nacionalizmi serb kishte nisur të çonte krye. E ky fakt vërehej fort në Kosovë. Por ishte edhe më i theksuar në qytetet shqiptare brenda Serbisë. Tashi kujton se derisa ishte në shkollë të mesme as nuk ka guxuar të flasë për artin, të shprehë ndonjë emocion për ndonjë vepër arti apo edhe të diskutojë për këto tema... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)