Internimi i “shpirtrave të humbur” në tempullin metalik

Internimi i “shpirtrave të humbur” në tempullin metalik

Salih Mehmeti Salih Mehmeti 13 November 2019 14:04

Prishtinë, 13 nëntor – Është një rënie prej lartësive drejt të poshtmes së papërcaktuar si kohë dhe hapësirë. Një syrgjynosje në purgator që kishte pasur si pikënisje heshtjen atëherë kur ishte kërkuar të flitej. “Disa rrëzohen pse heshtin kur duhet të flasin, e disa rrëzohen pse flasin atëherë kur duhet të heshtet”, thotë një nga të shumtit e internuar. Është një gjendje e pakohë dhe lineariteti i ngjarjeve nuk është i domosdoshëm. Gjithandej filmit ka përzierje mitologjike: shkaba, shtëpia e Dedalit, e të tjera.

Me regji dhe skenar të Yll Çitakut, xhirimet për filmin 81-minutësh “Përtej rrugës” kishin zgjatur rreth gjashtë vjet.

Në këtë film, që ishte financuar nga Qendra Kinematografike dhe “KosovaFilmi”, kanë interpretuar edhe aktorët: Luan Jaha, Gresa Pallaska, Yllka Gashi, Astrit Kabashi, Elina Duni, Shkumbin Istrefi dhe Adem Mikullovci.

“Janë disa vija paralele që shkojnë në film dhe disa janë reale, surreale dhe ëndrra brenda ëndrrave. Megjithëse doja të kishte njëfarë lineariteti, nuk doli të ishte i tillë filmi. Doli të ishte asociativ”, ka shpjeguar regjisori.

Të hënën shfaqja e filmit distopik “Përtej rrugës” në “Project Space” të fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” është pasuar me një bashkëbisedim me regjisorin Yll Çitaku.

I njohur veçmas për filmin "Should I Stay or Should I Go" (2001), me të cilin ka fituar çmimin e filmit më të mirë në edicionin e parë të “DokuFest”, ai ka bërë emër edhe me një varg filmash të metrazhit të shkurtër, si: “Tatita” (2005), “Move with Me” (2007), “Blue Wall Red Door”, “Nusja jonë” (2010), e të tjerë .

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme