Plani rregullues lë pa lokacion teatrin e operës dhe baletit

Plani rregullues lë pa lokacion teatrin e operës dhe baletit

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 12 November 2019 08:29

Prishtinë, 12 nëntor – Për ndërtimin e teatrit të operës e baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Ministria e Kulturës nuk mund të llogarisë më në hapësirën afër Fakultetit Teknik. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në vend të teatrit të operës e baletit – aty ku para më shumë se një dekade është vënë guri themeltar – është paraparë të zënë vend objektet e dy fakulteteve të Universitetit të Prishtinës: Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore e atij Ekonomik.

Një gjë e tillë është bërë e qartë në prezantimin që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ia ka bërë Komunës së Prishtinës të hënën mbrëma, ku është bërë publik një draft i “Planit rregullues të hollësishëm për zonën e ‘Fakultetit Teknik’, në lagjen ‘Bregu i diellit’”. Planet e Komunës për këtë pjesë janë duke u bërë pavarësisht që në korrik të këtij viti Ministria e Kulturës kishte hapur konkurs ndërkombëtar për “zhvillimin e projektit konceptues dhe vizatimeve të hollësishme të ndërtimit për Operën dhe Teatrin Kombëtar në Prishtinë”. Javën e kaluar Komisioni vlerësues ka punuar çdo ditë në vlerësimin e tri propozimeve që ka marrë MKRS-ja e të cilat janë hartuar që ndërtesa të zërë vend pikërisht afër Fakultetit Teknik. Është hapësira ku në dhjetor të vitit 2009 qenë vënë themelet e ishin shpenzuar kot mbi 1 milion euro.

Një grup punues i Universitetit të Prishtinës e ka punuar Planin ku parashihet të zërë vend një kampus i ri i UP-së.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme