Kulturë

“Showcase teatror të Kosovës” në promovim të skenës vendore

Një kullë guri në Strellc të Deçanit përreth së cilës mbahet një festival me poezi, shkëputje dramatike e aksione të larmishme pamore e vokale. Një ngjarje tjetër: një grua e re hebraike gjatë një udhëtimi në një fshat të thellë zbulon historinë e një familjeje shqiptare që rrezikoi veten për të shpëtuar një çift hebre.

Një ndërhyrje artistike e kolektivit artistik “Haveit” për Diana Kastratin dhe Zejnepe Bytyqin, të vrara nga bashkëshortët e tyre. Një projekt në ardhje për perceptimet e rrënjosura për shqiptarët, shkruan sot Koha Ditore.

Këto janë disa nga projektet e krijuesve teatrorë në Kosovë që u shpalosën me rastin e edicionit të dytë të “Showcaseit” teatror të Kosovës të organizuar nga qendra “Multimedia” në Kosovë.

Të premten në “Skena e vogël, e vogël” të TKK-së, krijuesit teatrorë Alban Beqiraj, Florent Mehmeti, Alketa Syla dhe Simon Pitaqaj kanë shpalosur projektet e tyre para mysafirëve të huaj.

Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, qëllimi i prezantimit “Promovimi i teatrit kosovar” është që të krijojë hapësirë për krijuesit teatrorë dhe projektet e tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)