Kulturë

Flakët përpijnë “Notre Damin” japonez

Një zjarr ka shkatërruar strukturën kryesore të Kalasë Shuri, një objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në ishullin jugor japonez të Okinavës. Zjarrfikësit kanë luftuar me to që nga mëngjesi I së enjtes. Asnjë lëndim nuk është raportuar deri më tani.

Kalaja prej druri, e ndërtuar 500 vjet më parë në Dinastinë Ryukyu, u cilësua si thesari kombëtar i Japonisë në 1933. Ajo u shkatërrua pothuajse plotësisht në një betejë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Struktura aktuale ishte një rikonstruksion. Ndërtesa kryesore, si dhe strukturat veriore dhe jugore të kalasë janë rrafshuar krejtësisht, shkruajnë media lokale, përcjell Shqip.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por një alarm i kompanisë së sigurimit ra diku rreth orës 02:30 të mëngjesit. Dinastia Ryukyu ishte një mbretëri që lulëzoi falë tregtisë detare e lidhi të gjithë vendet e rajonit. Kalaja e Shuri, megjithëse kishte ndikime arkitektonike nga Kina dhe Japonia, ishte në qendër të kësaj kulture unike, Ryukyu.

{gallery}