Kulturë

Babaliu interpretoi serenatat e njohura korçare në Prishtinë

Me tingujt e kësaj kënge melankolike, e hapi koncertin e saj në skenën e teatrit “Dodona”.

Prej vitesh e kishte ëndërruar të performonte në Prishtinë dhe Ermira Babaliu këtë dëshirë e realizoi të hënën mbrëma.

Gjatë këtij koncerti, ajo interpretoi serenatat më të njohura korçare, që konsiderohen himne nostalgjike të dashurisë, raporton “Express” i KTV-së.

Edhe audienca, kohë pas kohe, e shoqëroi këngëtaren gjatë interpretimin e këngëve të njohura që bartin rrëfime për dashuritë e humbura.

Koncerti i Babaliut në Prishtinë u organizua nën patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Këngëtarja korçare gjatë interpretimit u shoqërua nga Elda Kamolli në violinë dhe Genci Treni dhe Flamur Lokaj në violinë.

Ermira Babaliu tash e njëzetetre vjet jeton në Amerikë dhe pas Prishtinës, destinacioni i saj i radhës do të jetë Pogradeci, ku do të interpretojë në kuadër të aktivitetit “Ditët e Verës”.