“Studimet Albanistike në Itali” me arritjet e deritanishme dhe synimet Foto: Koha

“Studimet Albanistike në Itali” me arritjet e deritanishme dhe synimet

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 22 October 2019 13:01

Prishtinë, 22 tetor – Historia e studimeve albanistike në Evropë është e shtrirë në shumë shtete të Kontinentit të Vjetër. Italia zë një prej vendeve të posaçme në këtë hartë. E pikërisht me këtë do të merret Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Sot (e martë) në institucionin më të lartë shkencor në vend fillon konferenca shkencore ndërkombëtare “Studimet Albanistike në Itali”. Janë mbi 50 studiues shqiptarë e të huaj që do të paraqiten me kumtesat e tyre në Konferencën dyditore.

Qëllimi i ASHAK-ut është që t’i nxjerrë në pah studimet albanistike në shtetin italian. Në ngjarjen e organizuar nga Këshilli Drejtues i përbërë nga Rexhep Ismajli, kryetar, anëtarët Seit Mansaku, Francesco Altimari, Eqrem Basha dhe sekretari Bardh Rugova, midis të tjerësh me kumtesat e tyre do të paraqiten Emanuele Banfi, Seit Mansaku, Rexhep Ismajli, Floresha Dado, Francesco Altimari, Leonardo Mario Savoia, Benedetta Baldi e John Trumper.

(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme