Dy rrëfime për “All Around the World”

Dy rrëfime për “All Around the World”

Dave Simpson 20 October 2019 18:32

Lisa Stansfield, këngëtare, tekstshkruese: E takova bashkëshortin tim Ian Devaney në shkollë, kur unë isha 14 dhe ai 15 vjeç; e formuam një grup bashkë me Andy Morrisin, i cili luante me trombë për orkestrën e shkollës.

E quajtëm “Blue Zone”. E ne ishim si tre qenushë, që e merrnim trenin për Londër dhe i bezdisnim kompanitë e xhirimeve derisa dikush të na vërente.

Iani dhe Andy bashkëpunuan me “Coldcut”-in për albumin e parë, ndërsa unë e këndova këngën “My Telephone”.

Pas disa orësh, të gjithë u kthyem në studio për të parë nëse mund të nxirrnim ndonjë gjë tjetër bashkë, dhe rezultati ishte “People Hold On”, hit i madh.

Meqë të gjithë thanë se do të ishte e pakuptimtë të dilnim me dy emrat e grupeve, e zgjodhëm versionin “Coldcut featuring Lisa Stansfield”. Kur iu rikthyem muzikës sonë, ata thanë: “Po mirë, të gjithë të njohin tani si Lisa Stansfield” dhe ky qe fundi i “Blue Zone”. Por i doja shoqëruesit e mi afër vetes, ani pse produkti mbante emrin tim. Ky trekëndësh i yni ishte tepër i fuqishëm.

“All Around the World” ishte produkti që e bëmë bashkë. Unë mbërrita në studio dhe Iani po luante diçka në piano. E kishim vijën melodike dhe unë thjesht nisa të këndoja: “Been around the world and I, I, I…”. Të gjithë nisën të qeshen, por Iani tha: “Prit, është vërtet mirë”. Thjesht m’u vërtit kësisoj në mendje – ishte e pakuptimtë, ama e kisha njëfarë ndjenje të mirë për të”. “I, I, I...”, doli si vjegëza kryesore. Nuk e kishim as më të voglën ide se sa e fuqishme do të bëhej.

Isha e para grua e bardhë britanike që renditej e para në listat e R&B-së – listë e dominuar kryesisht nga afro-amerikanët.

Më kujtohet tek rrija në një dhomë hoteli, duke i lexuar listat e ndryshme përreth botës dhe kur përnjëherë bërtita: “Ta ha djalli!” “All Around the World” ishte e para në shumicën prej tyre. Me kalimin e viteve, shumë njerëz më kanë thënë se kjo këngë i ka ndihmuar përgjatë periudhave të zorshme të jetës...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme