Kulturë

Lule ‘shqiptare’ dhe duatrokitje në Madison Avenue

Descriptive Text

Tiranë, 16 maj - Koncert Maestër amerikano- shqiptare , Hermira Gjoni ka dhënë një koncert për piano në Madison Avenue në sallën e Coshusko Foundation në Manhattan, së bashku me sopranon amerikano- shqiptare , Fiorela Miria dhe pianistin amerikano-rumun Antoni Popa.

Duatrokitje të nxehta dhe shumë lule i kanë dhuruar artistëve gjatë këtij koncerti nga një publik i zgjedhur amerikan , amerikano-shqiptar , si dhe amerikano-rumun.

Hermira Gjoni , e cila prej vitesh jeton dhe punon si pedagoge e pianos në Nju Jork, me një eksperiencë të çmuar në organizimin e shumë koncerteve jo vetëm në Amerikë, vlerësoi për ATSH-në se, ïshte një koncert i jashtëzakonshmëm , me një publik të shkëqyer, të cilët ditën të vlerësojnë dy artistët e rinj, Fiorela Miria dhe Antoni Popa “.

Fiorela nje soprano shumë ë re, e cila studion kanto në Nju Jork por edhe piano me Hermira Gjonin , ka interpretuar së bashku me pianisten e njohur në disa koncerte në USA si dhe në Europë.

Ajo interpretoi mjeshtërisht, Arien e Xhildës nga Rigoletto, arien e Zibelit nga Fausti, pjesë nga opereta e famshme amerikane”,”West Side Storie”, nga ”Dasma e Figaros” e Moxart . Por e mrekullueshme ishte interpretimi i saj i këngëve shqiptare brilante si ”Lule Bore” dhe ”Margjelo”.

“Është një vajzë e lindur artiste, që jep në mënyrë origjinale karakterin e veçantë muzikor të çdo pjesë dhe di të transmetojë bukur, kompozitorin me mënyrën e interpretimit të saj të veçantë”, tha Hermira Gjoni duke vlerësuar sopranon e cila ka interpretuar së fundmi me shumë sukses në Lincoln Center ne Uashington DC , por edhe në Los Anxhelos , New Roshell si dhe është nderuar me çmimin Luani Mbret.

Këtë verë ajo së bashku me Hermira Gjonin , është ftuar të japë koncerte në Hon Kong, Gjermani, Moldavi, Bullgari, Ohër, Shqipëri.

Ndërsa pianistin e talentuar Popi, Gjoni cilësoi se, dallohet për një spontanitet të spikatur në lojën e pianos dhe që interpreton bukur në teknika të ndryshme”.

Ai ka marrë pjesë në shumë koncerte ku ka interpretuar Bah, Moxart , Bethoven, Shopen.

Hermira Gjoni, interpretoi solo pjesë nga Shopen, Shastokoviç dhe Lekuona, pjesë të cilat u duatrokitën nxehtësisht nga publiku pjesëmarrës.

Në SHBA, shumë koncerte i ka realizuar në bashkëpunim me mexosopranon ruse, Aleksandra Rudes, sopranon japoneze Junko Arita, tenorin italo amerikan Kristofer Makio, sopranon amerikane. Menora Winston, me çelisten Gjilberta Lucaj, sopranon amerikane, Juliana Jaffe. Ajo ka dhenë shumë koncerte në Nju Jork me sopranon e Operës së Parisit Michaela Mingherras, violinistin amerikan Michael Franclin, dhe kohët e fundit një rradhë koncertesh në Itali, Rumani (Bukuresht, Konstancë, Kempina, Sinaja, Brashovë, gjatë të gjithë muajit korrik 2016 ) me sopranon Menora Winston dhe sopranon e re me origjinë shqiptare, Fiorela Miria.

Vlerësimi i koncerteve nga specialistë të muzikës, pedagogë të nderuar e muzikologë të shquar të Nju Jorkut, janë treguesi më i mirë për suksesin e koncerteve te Hermira Gjonit. Këto vlerësime ishin një frymëzim për artisten që të vazhdojë jetën koncertale. Sepse, Nju Jorku, nuk është qytet vetëm i biznesit dhe i politikës, por se ka dhe një spektator të mrekullueshëm, artëdashës, jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj muzikës klasike dhe sidomos pianos.

{gallery}