Lansohet pulla postare “30 vjetori i Grevës së Minatorëve”

Lansohet pulla postare “30 vjetori i Grevës së Minatorëve”

16 October 2019 11:40

Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim pullën postare me titull “30 Vjetori i Grevës së Minatorëve”.

Përmes pamjes së pullës postare, nderohet kontributi i minatorëve të “Trepçës” në mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, që në vitin 1989 regjimi ish-jugosllav kishte filluar ta rrënojë me forca policore dhe ushtarake.

Në galerinë e horizontit 10-të të minierës ishin ngujuar 1300 minatorë në grevë urie, të gatshëm për ta flijuar edhe jetën për interesat kombëtare, për dinjitet të popullit dhe brezave të ardhshëm, transmeton kp. 

Greva e minatorëve u shndërrua në rezistencë gjithë popullore, me një sensibilizim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar që pati për vuajtjet e popullit shqiptar të shtypur nën egërsinë e regjimit të ish-Jugosllavisë.

1200 minatorë u dënuan me nga 30 e nga 60 ditë heqje lirie, ndërsa ndaj organizatorëve dhe udhëheqësve të kombinatit u zhvilluan procese monstruoze politike.

Përkundër dhunës serbe forcohej rezistenca e popullit shqiptar dhe vendosmëria për realizimin e aspiratës shekullore, që kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së dhe me përkrahjen e NATO-s, sollën çlirimin e Kosovës, më 12 qershor 1999.

“Filatelia e Postës së Kosovës, do të kujdeset që përmes kësaj pulle postare të prezantojë rrugëtimin e popullit tonë deri tek liria. Greva e minatorëve ishte një prej ngjarjeve të mëdha historike të shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Posta e Kosovës.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme