Kulturë

“Protestë” me pesë veta kundër nobelistit përkrahës të Milosheviqit

Prishtinë, 15 tetor – Me gjithë shtyrjen e protestës, të hënën qytetari Nexhmedin Llapashtica ka dalë para Ambasadës së Suedisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Me një pankartë në dorë, ai dhe katër miqtë e tij kanë qenë të vetmit që kanë protestuar ndaj ndarjes së çmimit “Nobel” për letërsi shkrimtarit nga Austria, Peter Handke.

Prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës brenda kangjellave të hirta të “Sveriges Ambassad”, disa pjesëtarë të KFOR-it italian dhe një numër i madh mediash kanë qenë në shpërpjesëtim të plotë me protestën e vakët.

Protestuesi kryesor, Llapashtica, ka kërkuar nga Ambasada e Suedisë që të marrë “gjëra konkrete” ndaj vendimit të Komitetit të “Nobelit”.

“Me sa duket e gjithë Evropa është symbyllur ndaj një populli që pësoi lëndime nga të gjithë. E tash po pëson edhe në paqe”, ka thënë ai.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")