Pa libra fillon asgjëja Foto: Koha

Pa libra fillon asgjëja

13 October 2019 07:30

Florim Beqiri u lind në vitin 1972. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë. Është i martuar, baba i dy fëmijëve. Si librashitës filloi të punonte që nga viti 1999. Është pronar i shtëpisë botuese “Reletra”, që deri më tani ka nxjerrë tre libra. Së fundmi ka botuar librin e tij “Koha që nuk kthehet më: shënime të një librashitësi”.

Librashitësi. Të jesh librashitës në Kosovë është si të jesh në një betejë të luftës; në një luftë ku nuk ka armëpushim; në një luftë ku nuk guxon të ndalesh; në një luftë ku palën kundërshtare e sheh; në një luftë ku armë ke librin, e faqet e lexuara-municion. Nuk bëhet fjalë për tërheqje, sepse tërheqja është mjerim. Vetëm në betejë mund të mbijetohet. Vetëm në betejë ke me vete ëndrrat dhe iluzionet...

Libri është e gjitha. Pa libra fillon asgjëja... Vetëm duke qëndruar në betejë thyhet miti për më pak të pavlerët, të padenjët.

Vetëm beteja e shkatërron mitin mbi qytetarin e rendit të dytë. Po ta shikojmë historinë e librit dhe të krijuesve të tij, që nga kohërat më të lashta e deri në ditët e sotme, e gjitha që kuptojmë është se të shkruarit është sakrificë, të shkruarit është dhimbje shpirtërore; të shkruarit është amputim i një pjese shpirti me qëllim të dhurimit vullnetar njerëzimit për ta vetëdijesuar, mu atëherë kur njeriu fillon të humbet vlerat njerëzore.

Shkruesi kurrë nuk do ta pranonte ta shiste shpirtin. Çmimet e librave ua vënë të tjerët....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme