”Nënat e Srebrenicës” kërkojnë tërheqjen e Nobelit për Handken

”Nënat e Srebrenicës” kërkojnë tërheqjen e Nobelit për Handken

11 October 2019 14:56

Sarajevë, 11 tetor – Shoqata e njohur boshnjake ”Nënat e Srebrenicës” dënuan ashpër vendimin për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke i akuzuar se ka mbështetur krimet e Slobodan Milosheviqit, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit.

Ato shtuan se do të kërkojnë zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi.

“Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, tha Munira Subashiq, presidente e shoqatës.

”Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi ajo.

Handke është një filo serb dhe është akuzuar nga boshnjakët për mohim të krimeve të kryera nga serbët gjatë luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

Kritika të ashpra për austriakun u bënë edhe nga anëtari boshnjak i presidencës së vendit Shefik Xhaferoviq.

”Kjo është skandaloze dhe e turpshme”, deklaroi ai/ ATSH-ANSA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme