Kulturë

Ballkani është karikaturë e Perëndimit

Politika si faktor kryesor i destabilizimit të rajonit dhe mendësia për pushtet kanë ngjallur pyetjen nëse Ballkani është avangardë.

Pikërisht kjo çështje është në panelin e katërt dhe të fundit të edicionit të shtatë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Paneli “Ballkani si avangardë” të dielën mbrëma mblodhi shkrimtarë, poetë e aktivistë nga vendi e rajoni, të cilët diskutuan mbi gjendjen momentale të shteteve të tyre. Gazetari e analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, e ka quajtur Ballkanin “karikaturë të Perëndimit“

“Shumë gjëra kanë ndodhur pas viteve ’90. Kemi këta fëmijë që nuk i kanë më prindërit të kujdesen për ta. Të gjitha përgjegjësitë e së kaluarës u takojnë prindërve të tyre. Tani këta fëmijë pa përgjegjësi u hapën ndaj Perëndimit. Ata u takuan me Perëndimin pa e pasur shpirtin kritik dhe instrumentet. U takuan në triumfin e shoqërive neosocialiste. Këta njerëz, pa asnjë lloj dijeje për kuptimin e shoqërisë, u takuan me këtë ideologji pa e ditur mirë”, ka thënë Lubonja. Në këtë kuptim, sipas tij, shoqëritë e Ballkanit u munduan të bëheshin më liberale sesa Perëndimi.

“Kështu ata janë bërë imazh i Perëndimit, jo për të mirë, por si karikaturë e Perëndimit në një formë. Sot është një fjalë me të cilën përshkruhet Perëndimi, e ajo është ‘post-demokraci’. Post demokracia përmendet si term për të treguar një periudhë kur shoqëria udhëhiqet nga oligarkët. Marrja e vendimeve bëhet nga të pasurit. Kështu neoliberalizmi ka shkaktuar post-demokracinë. Mendoj se në Ballkan e kemi ndryshuar kursin e demokracisë nëpër të cilën asnjëherë nuk kemi kaluar. Prej diktaturës kemi kaluar në post-demokraci”, ka thënë Lubonja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.