Kulturë

“Unë dua të dëgjohem” thyen heshtjen për viktimat e dhunës seksuale

“Atë e kanë ndarë nga kolona, njëjtë sikurse edhe shumë gra të tjera. Paramilitarët serb i kanë marrë femrat më të bukura dhe i kanë vendosur brenda shtëpive të braktisura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy muaj e gjysmë, ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë”. Ky përshkrim i paraprin historisë së veç njërës nga rreth 20 mijë gra, të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në veten e parë, rrëfimi është goxha i rëndë të lexohet. I shkruar në një gjuhë të thjeshtë e origjinale, për të parën herë është ndarë me audiencën. Dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, tregimet e torturës e abuzimit seksual vazhdojnë të mbahen të hedhtura dhe jashtë diskursit publik. Kjo heshtje është thyer nëpërmjet botimit të një libri mbi 120 faqesh.

I titulluar “Unë dua të dëgjohem”, është promovuar të hënën. Fiks dhjetë rrëfime në vetën e parë, janë përmbledhur në botimin e parë të këtij lloji në Kosovë. Mëton ta ngre zërin për të vërtetën që është fshehur në një qark të heshtjes – brenda familjeve e njerëzve të dashur të viktimave. Projekti i organizatës joqeveritare “Integra” e “forumZDF” ka shfrytëzuar historinë gojore si metoldologji për mbledhjen e kujtimeve nga të mbijetuarat e torturës dhe dhunës seksuale në luftë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.