Kulturë

Gjuha, kreativiteti politik dhe vrasja e qytetit

Gjuha fillimisht më hapi derën në Kosovë. Në vitin 2002, unë u regjistrova në shkollën verore të gjuhës në Universitetin e Prishtinës, një projekt largpamës e bukur zemërgjerë që ua mësonte falas gjuhën shqipe akademikëve dhe dashamirëve të Kosovës.

Ishte vetëm dy javë, por ishte kohë e mjaftueshme për mua që të përnjihja energjinë nevrike të një shoqërie thellësisht politike, për të kapur një dromcë të traumës së shkaktuar nga lufta, dhe më e rëndësishmja, ashtu siç do ta formësonte kërkimin tim të doktoraturës, të dëgjoja copëza nga historia e aktivizmit politik në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

U riktheva në Prishtinë në vitin 2005 për të zhbiruar më imtësisht këtë storie – dhe në traditën më të mirë të një studenteje të doktoraturës, vendosa se vetëm një analizë njëqindvjeçare do të mjaftonte. Përfundimi i kësaj, natyrisht, mori ca kohë, gati tetë vjet që të jem më e përpiktë, dhe ende po e rishikoj librin. Sidoqoftë nënkuptonte se unë isha e privilegjuar të jetoja në Kosovë kur ajo po shkëputej nga administrata e Kombeve të Bashkuara, shpalli pavarësinë dhe nisi procesin e pështjelluar të fuqizimit të institucioneve demokratike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)