Kulturë

Zgjidhet logoja për 75- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

Një krah shqiponje, mbi të cilin është shkruar me të kuqe dhe të zezë numri "75" është logoja e zgjedhur fituese për 75- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë do të zhvillohen në të gjithë vendin rreth 20 veprimtari, që kanë në fokus evidentimin e përpjekjeve, që shqiptarët kanë bërë për liri, por edhe për të treguar pozicionin që ata kanë mbajtur gjatë luftës. Për këtë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zv.kryeministri, Erion Braçe edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar prezantuan sot në Pavijonin e Luftës, logon fituese që do të shoqërojë festimet, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Një krah shqiponje në kuqezi, ku përkrah saj shkruhet numri simbolik 75, është imazhi i logos fituese, që ka si autor studentin e arkitekturës Draling Dardha.

“Krahët e Shqiponjës i kam marrë si një mjet identifikues. Ideja është që me anë të një shikimi të arrihet vet interpretimi i Shqiponjës sonë”, shprehet studenti i arkitekturës Darling Dardha.

zvëndëskryeministri ndali edhe tek kalendari i aktiviteteve që do të shtrihen në Fier, Berat, Lezhë, jo vetëm për të sjellë në vëmendje atë që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore apo që brezi i ri të kujtojë të kaluarën, por edhe pozicionin e Shqipërisë.

“Duam që ta sjellim si një ngjarje që e ka vendos Shqipërinë drejt në historinë e kombeve, në Luftën e Dytë Botërore, edhe në krahun e duhur të historisë... Djemtë edhe vajza, që iu bashkuan për të përballuar pushtimin fashist edhe nazist”, thotë Braçe.

Veprimtaritë për 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë do të zhvillohen gjatë muajit tetor edhe nëntor.