Kulturë

Ndahet nga jeta legjenda e operas

Norman vdiq në një spital të New Yorkut nga shoku septik, që erdhi nga komplikimet e një dëmtimi të palcës kurrizore që kishte pësuar në vitin 2015.

Jessye Norman, një nga sopranot më të njohura amerikane të shekullit 20, ka ndërruar jetë në moshën 74- vjeçare.

Ajo ishte një nga këngëtaret e rralla me ngjyrë që arriti famë në botën e operas.

Këngëtarja nga Georgia u vendos në Evropë në vitet 1970 dhe debutimin e saj të parë e kishte në Opera Metropolitane në New York më 1983.

Sipas medive të huaja, Norman vdiq në një spital të New Yorkut nga shoku septik, që erdhi nga komplikimet e një dëmtimi të palcës kurrizore që kishte pësuar në vitin 2015.

Sopranoja lindi më 15 shtator 1945 dhe u rrit në një familje artistësh amatorë e këndoi në kishë nga mosha 4- vjeçare.

Ajo fitoi një bursë për të studiuar muzikë në kolegjin historik të Howard në Uashington DC, përpara se të shkonte në Konservatorin Peabody dhe Universitetin e Miçiganit.

Norman këndoi në inaugurimet presidenciale të Ronald Reagan e Bill Klinton dhe në festimet e 60-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Elizabet në 1986/Shqiptarja.