Kulturë

Violonçelisti brenda “ferrit” muzikor me rock e tinguj klasikë

“Nuk ka kufij shtetërorë në Pol të Veriut, pra unë interpretova për krejt botën”, kishte thënë violonçelisti i njohur rus Denis Shapovalov, këtu e 12 vjet më parë kur në tokën e askujt shkeli me koncert.

U bë muzikanti i parë i muzikës klasike që performoi atje. Një gjë e tillë tregon shumë për personalitetin e violonçelistit. Ai është unik. I tillë është vlerësuar edhe interpretimi i tij në violonçel, shkruan sot Koha Ditore.

“Një talent i mrekullueshëm! Ai mund të ndihet krenar për dhuntinë e tij para gjithë botës”, kishte thënë për të Mstislav Rostropovich, një nga violonçelistët më te mirë të shekullit XX.

Shapovalov, i cili ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës duke shfaqur mjeshtërinë e tij, gjatë muajit shtator ishte edhe në Prishtinë.

Kishte mbajtur dy koncerte, më 17 dhe më 18 shtator në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale, “KamerFest”.

Me gjithë famën që ai gëzon, salla e Bibliotekës Universitare në të cilën përformoi nuk u mbush, madje njerëzit të cilin kishin ardhur për të dëgjuar interpretimin e tij, mund të numëroheshin fare lehtë. S’u bënë as 40 veta. Megjithëkëtë, mjeshtërinë e tij Shapovalov e shpalosi me energjinë e njëjtë sikur të ishte duke luajtur para qindra njerëzve, sa zakonisht bëhen tok në koncertet e tij.

Kjo ishte ardhja e dytë e Shapovalov në Kosovë. Para gjashtë vjetëve, fituesi i edicionit të 11-të të garës ndërkombëtare “Tchaikovsky”, kishte dirigjuar edhe një koncert të Filarmonisë së Kosovës.

Shapovalov i lindur më 1974 në Tchaikovsky, qytet në krahinën Perm Krai të Rusisë. Më 2000 ka diplomuar në Moskë, Konservatorin Shtetëror Tchaikovsky në klasën e profesoreshës Natalia Shakhovskaya....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)