Kulturë

Mbi kulturën universale, partikulare dhe (pseudo)feminizmin në zgjedhje

Descriptive Text

Mbi kulturën universale përmes partikulares

Si mund ta lexojmë Frantz Fanonin brenda kontekstit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë? Gani Bobi, parafrazonte pikërisht Fanonin teksa shkruante mbi kulturën dhe traditën, në librin e tij “Sprovimet e modernitetit”: “Nëse kultura është manifestim i vetëdijes kombëtare, (...), vetëdija kombëtare është forma më e ngritur e kulturës. [...] Vetëdija për vete nuk është mbyllje më vete. Të menduarit filozofik na mëson se ajo përkundrazi është garancia e lidhjes me të tjerët. Vetëdija kombëtare e cila nuk është nacionalizëm është e vetmja që mund të na japë dimension internacional. Pikërisht në zemrën e vetëdijes kombëtare ngrihet dhe gjallërohet vetëdija internacionale. Dhe pikërisht ky impuls i dyfishtë nuk është kurrgjë tjetër veçse vatër e kulturës në përgjithësi”.

Pothuajse që nga ekzistenca e saj, Lëvizja Vetëvendosje! (LVV!) është linçuar përmes diskursit publik, për kinse “pasionin e saj nacionalist”, nga një shumicë e atyre që, përmes studiove televizive përfaqësojnë mbeturinat dhe tepricat arkaike të diturisë - opinionistët.

Në fakt, miti i krijuar mbi “nacionalizmin” e LVV-së nuk është asgjë tjetër përveçse frika ndaj insistimit të LVV-së për vetëdije kulturore (kombëtare, politike, ideologjike, etj.). Realiteti empirik na mëson një fakt interesant: pas përfundimit të luftës, një elitë e ngushtë shoqërore e begatshme, në simbiozë me elitën politike që filloi të qeverisë (LDK, PDK dhe AAK - në kombinime të ndryshme) dhe të dirigjuar nga kontingjenti ndërkombëtar, shumëfishuan begatinë e tyre duke ua zvogëluar begatinë shumicës tjetër të popullatës.

Mësimi që mund të marrim nga ky realitet është ky: thirrja për vetëdije të kulturës kombëtare (Kosova si shtet i pavarur) gjatë viteve ‘90 fatkeqësisht e pamundësoi kulturën universale (vlerat universale të barazisë, solidaritetit, drejtësisë, e kështu me radhë) gjatë periudhës së paqes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)