Kulturë

Dy qëndrime themelore lidhur me ndarjen dialektore të shqipes

Janë dy qëndrime themelore lidhur me ndarjen dialektore të shqipes. I pari sugjeron një ndarje etnike-politike që shkon prapa në kohë të lashta, në errësi, madje duke lënë të ha­pur mundësinë për të supozuar se në fillim nuk do të ketë pasur një gjuhë të vetme, po më parë shkrir­je të dy idiomave të ndara.

Hahn-i e shtynte përpara idenë lidhur me ndarjen midis ilirëve dhe epi­­ro­­tëve bashkë me supozimin e tij për një njësi më të hershme në nivelin e pellazgëve. Tradita hu­lum­tuese pas tij nuk e miratoi idenë e Hahn-it. Studiues të mëvonshëm, si Beci e Sh. Demiraj, duke u mbë­shtetur në analizat e zhvillimeve historike, kanë arritur te përfundimi se kjo ndarje nuk shkon aq larg në parahistori, por në çdo rast shfaqet para ardhjes së sllavëve në Ballkan, çka në një mënyrë reflekton ndarjet në baza para asaj kohe.

Ndarja e shkallëshkallshme në kohë më të vona

Studiues të tjerë të ndarjes dialektore të shqipes konsiderojnë se ajo është rezultat i ndryshimeve graduale nëpër kohë të ndryshme, më parë në kohë më të vona, madje edhe gjatë kohës osmane.

Jam i bindur se në çdo rast duhet të nisemi nga supozimi se ka pasur një shqipe të përbashkët dhe jo në kohë sa ajo e pellazgëve. Ndarja erdhi shkallëshkallshëm në kohë më të vona nëpër procese komplekse që duhej të kalonte bashkësia e folësve në kontakt me gjuhët fqinje dhe në rrethana të ndryshme kul­turore-politike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)