Kulturë

Korça Short Film Festival vjen sonte në Mitrovicë

Descriptive Text

KO:SH Film Fest On Tour nis sonte udhëtimin me ndalesën e parë në Mitrovicë.

Eventi do të nisë sonte në orën 20:00 në ambientet e 7Arte në Mitrovicë. Më pas KO:SH Film Fest On Tour do të vazhdojë rrugëtimin në Prishtinë, më 4 tetor në Kino Armata dhe në Prizren më datë 5 tetor në Kino Lumbardhi.

Korça Short Film Festival, përgjatë muajit shtator dhe tetor, do të udhëtojë në disa qytete të ndryshme, si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, përcjellë KultPlus.

Një përmbledhje e filmave më të mirë të KO:SH Film Fest do të shfaqet në Mitrovicë, Prishtinë, Prizren, Tetovë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.

KO:SH organizohet nga dART Production dhe është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.