Kulturë

Në Shkodër, ekspozita “Marubi feston origjinalen”

Descriptive Text

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Marubi celebrates the Original” - Marubi Feston Origjinalen, me disa dhjetëra foto të realizuara gjatë viteve nga studioja “Marubi” dhe të ruajtura në familjet shkodrane.

Muzeu ka në arkivin e tij më shumë se 500 mijë negativë, por, sipas specialistëve, sot është e vështirë të gjenden fotot origjinale, raporton Zëri i Amerikës.

Kuratori i ekspozitës, gjermani Rudolf Schafer, i cili thotë se mbetet ende pa përgjigje pyetja nëse fotot e sotme dixhitale, të realizuara me telefona të mençur, do të arrijnë të ruhen ashtu si fotot e Marubëve.