Kulturë

AJO e muzikantë evropianë sjellin “Besën” me melos shqiptar

AJO e muzikantë evropianë sjellin “Besën” me melos shqiptar

16 shtator – Instrumentistët dalin në skenën e vendosur në sallën e brendshme të “Kino Lumbardhit”. Dritat fiken dhe ata nisin të ekzekutojnë tingujt muzikorë.

Ajo parakalon kah mesi i sallës, ku në të dyja anët publiku ka marrë vendet e tyre. Me t’u ngjitur në skenë, publiku i pranishëm e përshëndet me duartrokitje. Koncerti nis me këngën “Ajo”, që në vitin 2002 ishte hit i madh në trevat shqiptare i këngëtares Vjollca Robelli-Mripa. Aktualisht emri i kësaj kënge është shndërruar në emrin skenik të bendit të këngëtares nga Kosova që jeton në Londër. I është rikthyer për pak ditë Kosovës, ku bashkë me ekipin muzikor dhe atë vizual kanë promovuar EP-albumin e titulluar “Besa”.