Kulturë

Dy anët e jetës së familjes mbretërore

Janë disa filma që përnjëmend duhet t’i shihni në ekranin e madh. Megjithatë jo edhe ky. Për të përjetuar përvojën autentike duhet ta shihni në ekran të vogël më 27 dhjetor me një pije për qejfi afër vetes. Është qesharak në pjesën më të madhe, por më duhet ta pranoj se shkrihesh teksa e shikon.

Ky film jashtëzakonisht i veçantë bazohet në një telenovelë piktoreske, “Downton Abbey” – që në thelb ka artistokracinë ndërmjet luftërave me krejt problemet me të cilat përballen si njerëzit e “botës së parë” – dhe ky film është prej atyre që kënaqeni t’i shikoni për Krishtlindje.

Ofron britaniken e kohës. Duket si një episod televiziv me disa nëntema, që ekranizohen në një seri skenash të luajtura bukur dhe me disa gërshetime kolonash zanore. Aq shpesh mund të ndieni anën ritmike sikur të ishte ndonjë reklamë që emetohet në televizion, transmeton Koha Ditore.

Skenaristi Julian Fellowes, i cili natyrisht se krijoi vrasjen e mistershme në “Gosford Park” më 2001, që ia solli “Oscarin” për skenarin më të mirë origjinal dhe mënyra aristokratike e të cilit e ktheu atë mençurisht në fenomen televiziv global me “Downtonin”. Me dhuntinë regjisoriale të Robert Altmanit për aktrimin, “Gosford Park” ishte një tregim provokues dhe subversiv i dhunës dhe vjedhjes.

“Downton Abbey” në televizion nuk e kishte atë hijen e rëndë, dhe kjo vihet pak në pah në kinema. Mbase mund të merret me mend se bëhet fjalë për një seri ndryshe televizive që mund të dalë prej këtij filmi, gjë që e bën më të ëmbël, dhe pastaj një film i ri, dhe kështu me radhë, derisa të mbërrijmë në realizimin e diçkaje si puna e “My Little Pony”.

Filmi “Downton Movie” nuk është spektakolar në aspektin e shkëlqimit si puna e “Gosford Park”, por megjithatë në vete ka njerëzit më të talentuar në listë: Maggie Smith, si Kontesha plakë e Granthamit, Hugh Bonneville si Lord Grantham (njeri që mendjen e ka humbur në vaktin e mëngjesit derisa merret me zagarin e tij) – është edhe Imelda Staunton në një rol të ri dhe Jim Carter si ish-kasapi Carson. Të gjithë janë në nivelin e duhur...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)